“Do ti vihet trau doganës”/ Premtimi i Bashës për fermerët: 100 milionë euro subvencione çdo vit

0
116

Lideri i PD-së, Lulzim Basha në takimin e organizuar në Farkë theksoi se me ardhjen e PD në pushtet, çdo vit do të ketë 100 milionë euro subvencione për femerin shqiptar.

Ai shtoi se, me parimin “Shqipëria e para, fermeri shqiptar i parë”, do ti vihet trau doganës që konkurrenca të mos jetë e pandershme si sot.

Teksa komentoi edhe Samitin e djeshëm të Berlinit, Basha bëri diferencën mes politikës së PD dhe asaj të Edi Ramës.

“Ne ja dolëm se PD ka ditur ka mundur të hapë derën e Europës. Kështu do të hedhim së bashku edhe hapin e rradhës. Duke çliruar ekonominë nga oligarkët do të rrisim punësimin. Më shumë se gjysma e shqiptarëve jetojnë në zona rurale ndaj dhe do të rikthejmë shpresën por edhe mundësinë që me anë të subvencioneve të mbështesim fermerët. 100 milionë euro çdo vit. Do ju fusim në treg se ju ka nxjerrë jashtë tregut. Do ti vemë traun doganës që mos konkurrojë në mënyrë të pandershme prodhimin vendas. Shqipëria e para, fermeri shqiptar i pari. Do të njohin persoporitet dhe djersa do tu kthehet në para dhe jo në mallkim dhe borxhe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here