Organigrama e Rilindjes!

0
211
Nga Elona Caslli
Rama, që i ke në dorë të gjitha pushtetet, kjo tashmë është një e vërtetë e ditur nga kushdo. Që ke afër vetes një kope grash të dalldisura që ngazëllehen para thjerrëzës së Agim Ramës çdo të enjte në parlament edhe kjo është e një e vërtetë që dihet nga kushdo. Që ke afër vetes një analfabet aktiv si Erion Veliaj që fjalinë e fillon me ” ju” dhe e mbaron me ” ti” kjo dihet tashmë. Shkurt, je kryetari i mediokritetit.
Problemi është që ti ngatërron të gjithë shqiptarët me mediokritetin që të rrethon.
Tani, ta sqarojmë pak këtë ndodhi meqënëse na kanë mbetur ende disa shprehi institucionale gjallë.
Ekziston ajo çka quhet organigramë institucionale, e cila në thelb pasqyron anatominë apo strukturën e një institucioni.
Me pak fjalë, nga vrasja e Klodianit nuk mund të dilet vetëm me dorëheqjen e ministrit apo burgosjen e policit, për arsyen e thjeshtë, se ai polici mbi krye ka një përgjegjës dhe ai përgjegjës mbi krye ka një drejtor dhe ai drejtori mbi krye ka një titullar institucioni.
Çdo institucion ka strukturën e tij sipas hallkave përkatëse. Ti me dorëheqjen e ministrit, do të na mbushësh mendjen se reflektimi i duhur është kryer tashmë.
Ndërkohë që ke hequr hallkën e fundit, të gjitha hallkat e tjera janë të pranishme.
Ka firmosur dikush për performacën vjetore të atij polici. Ka firmosur dikush për skenarin artificial që u gjet një pistoletë në vendngjarje. Kush janë këta njerëz?! Pse nuk shkojnë emrat e tyre në prokurori?!
Pra, Rama dorëheqjen e Lleshajt mund t’ia servirësh si argument bindës gomerëve dhe gomaricave që të rrethojnë, pasi janë gati të pëllasin për ty dhe pa argument.
Kur flet jashtë oborrit të gomerëve dhe gomaricave, duhet të kuptosh se ka njerëz që ende njohin vlerën dhe shprehinë e një institucioni.
Post Scriptum- Lëre të atin e Klodianit në hallin që i ka rënë dhe mjaft përdore dhimbjen e tij, si alibi për të pērligjur dështimin tënd të shumëanshëm.
Elona Caslli
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here