Kreu i LSI Korçë/ Mele: Kryetari i Bashkisë, një fatkeqësi për qytetin. Rinia është e revoltuar me këtë sistem

0
111

Kreu i LSI-së, dega Korçë, Petrika Mele thotë se kryetari i Bashkisë, është një fatkeqësi për qytetin.

Ai rendin faktet, ku nënvizon se Korça po përballet me mungesën e vëndeve të punës, të rinjtë janë të revoltuar me këtë sistem.

Postimi i plotë

Është në detyrë pa votën e qytetarëve të nderuar të Korçës ndaj nuk ndien edhe peshën e halleve dhe shqetësimeve të përditshme të qytetarëve.

Sot Korça po përballet me mungesën e vëndeve të punës, të rinjtë korçarë janë të revoltuar me këtë sistem ku është shfuqizuar meritokracia, nuk ju krijohen mundësi punësimi, kemi të bëjmë pikërisht me një sistem klientelist në duart e dy personave.

Filo është fatkeqësi për Korçën dhe çdo Korçar, e di shumë mirë që ai është marionetë i këtij sistemi klientelist. Korça po perballet me mungesën e investimeve në zonat shume afër qytetit, banore te cilet per shkak te politikave klienteliste jetojnë në kushte mesjetare.

Të rinjtë Korçarë nuk kanë infrastrukturë dhe ngrohje në shkollat fillore dhe ato të mesme, por këto kryetari i bashkisë nuk i shikon sepse është i errësuar nga tenderat klienteliste. Energjia e të rinjve ju tmerron dhe forca e tyre do ju shpartallojë me votë në 25 Prill.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here