Flet i riu që u dhunua brutalisht nga policia në protestë: Kam qepje në vesh dhe kokë…

0
118

Dorëheqja e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj nuk mjaftoi që të shuhej fryma e protestës për vrasjen e Klodian Rashës. Dje nuk munguan as episodet e dhunës, ku një i ri u godit me shkop gome nga efektivi i Policisë dhe u shfaq i përgjakur në një video që bëri xhiron në media.

Marjo Boja ishte i riu që u përplas me Policinë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në një prononcim për “Panorama.al” ai rrëfen “gjithçka ndodhi në minutat e fundit të protestës. Policët filluan të shtyjnë dhe të godasin për të liruar trotuarin”.

Marjo Boja tregon se “në gjaknxehtësi e sipër edhe unë iu ktheva policit”.

“Tani jam më mirë. Jam plagosur në kokë dhe në vesh. Jam qepur. Jam me penj në vesh edhe në kokë”, thekson i riu.

Ndërkaq, Marjo Boja shprehet se “me këtë gjendje e ka të pamundur tani për tani që të jetë i pranishëm në protestën e radhës”.?

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here