Shteti policor i Edi Ramës po mban peng prej më shumë se 3 orësh gazetarin e Ora News Xhoi Malësia.
Gazetari po raportonte live në protestë, kur u ndalua me dhunë nga militantët e Edi Ramës në polici.
Arsyeja e vetme e arrestimit: pengimi për informimin e publikut për protestat e qytetarëve të lirë ndaj një pushteti të kalbur e në ikje, që të vret natën e të qan ditën.
Problemi i vërtetë nuk është një anëtar i kabinetit qeveritar. Problemi që duhet të zgjidhim bashkë me qytetarët është Edi Rama. Në 7 vjet ai ndërtoi shtetin policor kundër qytetarëve dhe tani që i ka ardhur fundi, po arreston të rinj, gazetarë, opozitarë. Boll më! Lironi gazetarin Xhoi Malësia! Lirinë nuk ia falim Edi Ramës!