Jehona në mediat serbe: Rama do të shkatërrojë Haradinajn, në qendër është Serbia

0
124

Mediat serbe po i bëjnë jehonë të madhe padisë së pazakontë të kryeministrit, Edi Rama, ndaj kryeministrit kosovar në deytrë, Ramush Haradinaj. Kanë të drejtë mediat serbe që i kushtojnë një rëndësi të tillë kësaj padie, sepse një kryeministër shqiptar padit një tjetër kryeminstër shqiptar.

“Rama padit Haradinajn për shpifje: Më ke dëmtuar reputacionin, personalitetin, nderin dhe dinjitetin tim,” shkruan gazeta Blic.

Kjo gazetë thekson se padia prej 30 faqesh është ngritur pas akuzave për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Radio Televizioni Serb shkruan se padia ka lidhje me akuzat që ka bërë Haradinaj se Rama ka hedhur idenë e Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiç për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Disa media të tjera janë më të ashpra në tituj.

“Fluturojnë puplat mes shqiptarëve, Rama padit Haradinajn”, shkruan Telegrafi serb.

“Rama vendos të shkatërrojë Haradinajn. Në qendër të gjithçkaje është Serbia,” shkruan Espreso.

“Rama padit Ramush Haradinajn, drejtuesi i ekszekutivit kosovar i përgjigjet me shpejtësi,” shkruan Alo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here