U prezantua në protestë si motra e Klodian Rashës, familjarët e viktimës: S’e njohim

0
127

Një vajzë mbrëmjen e sotme u hoq në protestë si motra e Klodian Rashës. Ajo tha para të gjitha mediave se ishte Bora Rasha, motra e të riut që u ekzekutua nga një efektiv policie ditën e djeshme.

Por gazetarja e “ABC”-së Glidona Daci kontaktoi me familjen Rasha, e cila mohoi që vajza të ishte motra e Klodianit.

Me një flamur në duar, teksa në një moment i ra të fikët duke humbur ndjenjat, vajza deklaroi se kishte ardhur nga Italia pasi mori vesh lajmin e vrasjes së të vëllait, por gjithcka rezultoi se ishte e sajuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here