Këshilla e ekspertëve: Shmangni këto 5 ushqime, shkaktojnë dëmtime në tru

0
310

Harrojeni rënien në peshë për një moment – disa zgjedhje të ushqimeve mund të ndikojnë në kujtesë dhe aftësitë tuaja njohëse. Ekspertët bëjnë thirrje që të shmangni sa më shumë këto ushqime pasi shkaktojnë dëmtime të pariparueshme në tru, shkruan “shëndeti”.

 

 

Tofu, i quajtur shpesh si “djathi vegjetarian”
Një studim i publikuar tek revista “Dementia and Geriatric Cognitive Disorder” zbuloi një lidhje mes dozës së lartë të tofus dhe rrezikut më të lartë të zhvillimit të çrregullimeve mendore dhe humbjes së kujtesës. Gjatë studimit u analizuan të dhënat mbi konsumimin e tofus tek më shumë se 700 indonezianë, të cilët më pas u vunë përpara disa testeve të memories. Ata që konsumuan më shumë se 9 racione në javë shfaqën më shumë probleme me kujtesën se ata që nuk e konsumonin fare.

Sodium (kripa) 
Debati mbi efektet e tij në tensionin e gjakut dhe sëmundjet kardiovaksulae vazhdon akoma, megjithatë, një studim ka zbuluar se nivelet e larta të sodiumit, bashkuar me nivelet e ulëta të aktivitetit fizik, kanë një impakt negativ në kujtesë. Gjatë studimit, hulumtuesit shkencorë kanadezë ndoqën mbi 12 mijë pjesëmarrës, të moshave 67-84 vjeç, në lidhje me aktivitetin fizik dhe konsumimin e sodiumit. Pjesëmarrësit u ndanë në tri grupe: me doza të ulëta, të mesme dhe të lartë të sodiumit. Ndryshimet më të dukshme u vunë re tek pjesëmarrësit me nivele të ulëta të aktivitetit fizik.

Acidet lyrore “trans” 

Këto lloj acidesh lyrore janë ata më të dëmshmit, të cilët trupi nuk i njeh si lëndë ushqyese dhe prej tyre mund të pësojë një sërë çrregullimesh metabolike, duke filluar nga rritja e kolesterolit dhe ndërtimi i pllakave arteriale me finale ngushtimin e enëve te gjakut. Ata mund të shkaktojnë dëmtime edhe në tru. Një studim i publikuar tek revista PLoS One zbuloi se abuzimi me këto lloj yndyrash lidhet me vështirësinë në mbajtjen mend të fjalëve.

Peshku tuna 

Është i shpejtë, i lehtë dhe i pasur me proteina – duket si një vakt perfekt pas pune. Por, peshku juaj i preferuar mund t’ju shkaktojë probleme me kujtesën. Sipas një studimi nga revista “Integrative Medicine”, njerëzit që konsumojnë më shumë se 3 racione peshq të tilla si tuna apo peshk-shpatë, çdo javë (ose më shumë se katër racione në javë), janë më të rrezikuar nga problemet me kujtesën.

Yndyrat e ngopura 

Një tjetër studim, i kryer tek minjtë, zbuloi se dietat e pasura në yndyra të ngopura (kur 50% e të gjitha kalorive vijnë nga yndyra të pashëndetshme, si vaj palme ose gjalpë), shkaktojnë probleme me sistemin dopamine mesolimbike në tru – pjesa që kontrollon motivimin dhe mirëqenien dhe përfshihet pjesë në çrregullimet e humorit, varësinë ndaj ilaçeve dhe tejngopjen. Dietat e pasura në yndyra të mono-të-pangopura, si vaji i ullirit, nuk shkaktojnë të njëjtin problem.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here