Dy farmacistë janë vënë në pranga nga policia pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në farmacitë e tyre, janë gjetur një sasi prej 90 ilaçesh kontrabandë. Burime nga policia thanë se, arrestimet janë bërë gjatë operacionit të koduar “Pangea X”.
Të arrestuarit janë:
Enval Xhoxhi, 31 vjeç, banues në Tiranë.
Kozeta Ylli, 47 vjeçe, banuese në Tiranë.
Arrestimi i tyre është bërë sepse këta ushtronin tregtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë në farmacitë që menaxhonin.
Janë sekuestruar në total në cilësinë e provës materiale 90 medikamente farmaceutike kontrabandë :
42 medikamente farmaceutike të gjetura në farmacinë që menaxhonte shtetasi Enval Xhoxhi.
48 medikamente farmaceutike kontrabandë të gjetura në farmacinë që menaxhonte shtetasia Kozeta Ylli.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabande”, “Fshehje të ardhurave dhe Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale/intelektuale”.