“Lleshaj të dorëhiqet”, Rudina Hajdari: Isha dhe do jem mes protestuesve, do ta ngre zërin kudo për vrasjen e 25-vjeçarit

0
178

Deputetja Rudina Hajdari reagon për protestën që po zhvillohet në Tiranë kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodjan Rasha nga policia. Hajdari shkruan në “Facebook” se “ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, nuk mund të vazhdojë më detyrën dhe i bëj thirrje të japë dorëheqjen”.

Mesazhi i Hajdarit:

Mijëra qytetarë u mblodhën sot para Ministrizë së Brendshme për të kërkuar përgjegjësi mbi vrasjen e Klodian Rashës nga një oficer policie.

Isha dhe do jem mes tyre dhe do ta ngre zërin në Parlament për këtë vrasje, derisa drejtësia të bëhet e plotë.
Ministri Lleshaj nuk mund të vazhdojë më detyrën dhe i bëj thirrje të japë dorëheqjen.
Ai na ka thënë se mbas çdo polici është fytyra e tij, e sot ajo fytyrë ka vrarë një njeri të pafajshëm, ndaj nuk mund ta vazhdojë më detyrën.
#DrejtësiPërKlodianin

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here