Universiteti i Tiranës, zbardhen kuotat për cdo degë

0
135

Senati akademik i Universitetit të Tiranës ka miratuar kuotat për vitin akademik 2016-2017. Bëhet fjalë për 5378 kuota që kanë propozuar departamentet e gjashtë fakulteteve të UT-së. Ky numër i është nisur për miratim Ministrisë së Arsimit e bashkë me tarifat, për të cilat thuhet se do të jenë të pandryshuara nga viti i kaluar, pritet të vulosen me vendim qeverie në fund të muajit korrik.

PRANIMET E REJA

Sipas vendimit të senatit me numrin e studentëve që do të pranohen për secilën degë (pasqyruar në tabelën përbri), do të ketë një rritje prej më shumë se 10% të kuotave në totalin e tyre. Kështu, nëse vjet u pranuan 4950 kuota, këtë vit do të ketë 428 studentë më tepër, të cilët do të ulen së pari në auditoret e fakulteteve të UT-së. Numrin më të lartë të studentëve të rinj do ta ketë Fakulteti i Shkencave të Natyrës, me 1258 kuota, për shkak të profileve të shumta të studimit që ofron. Përpos këtij fakti, shefat e departamenteve nuk e kanë parë të arsyeshme të lëvizin shumë nga kuotat e një viti më parë, duke gjykuar edhe kapacitetet pritëse të vetë fakultetit. Thuajse të njëjtin numër studentësh do të pranojnë edhe katër degët e Fakultetit Ekonomik, i cili ka rritur numrin e kuotave mbi 100 krahasuar me vjet. Fakulteti i Histori-Filologjisë, i cili kryeson listën, është në krye edhe për hovin e lartë të pranimeve të reja në raport me vitin që shkoi, duke shtuar 140 studentë më tepër. Një rritje më pak të ndjeshme njohin degët e gjuhëve të huaja, të cilat do të pranojnë 5 deri në 20 studentë më shumë. Departamentet e Shkencave Sociale duket se kanë vendosur unanimisht të pranojnë dhjetë studentë më shumë për secilën degë.

Ndërsa Drejtësia, e cila ka pranuar për shumë vite rreth 600 studentë, ka vendosur ta çojë numrin në 660. Me ligjin e ri të arsimit të lartë, i cili aplikohet këtë vit për herë të parë, do të jenë universitetet që do të zgjedhin sasinë dhe cilët studentë do të pranojnë. Thuajse të gjithë i kanë dërguar ministrisë propozimet, të cilat do të miratohen nga Këshilli i Ministrave. Për sa u përket tarifave, rektori Mynyr Koni është shprehur se do të mbeten të pandryshuara. Bazuar në vendimin e një viti më parë, studentët e rinj do të duhet të paguajnë nga 25-40 mijë lekë për program studimi. Veç tyre, universitetet kanë në dorë edhe financat. Deri dje, të ardhurat nga pagesa e shkollimit ishin burimi kryesor. Për të shmangur këtë, ata do të duhet të investojnë më tepër në kërkimin shkencor apo projektet e huaja, si dhe shumë forma alternative që gjenerojnë të ardhura për universitetet.panorama

kkk

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here