SKANDAL/ Ndërpritet ndeshja e Ligës së Kampioneve në Paris, gjyqtari ofendon me fjalë raciste trajnerin (VIDEO)

0
133

Është ndërprerë papritur sfida në Paris mes nënkampionëve të Europës PSG-së dhe Bashakshehirit në minutën e 16-të. Sipas të dhënave nga mediat e huaja, takimi është ndalur për shkak se gjyqtari i katërt i sfidës pretendohet se ka ofenduar me fjalë raciste ndaj asistentit  të stafit teknik turk. Të dyja ekipet kanë lënë fushën.

Takimi është lënë në mes, ndërsa është ndëshkuar me karton të kuq sulmuesi i Bashakshehirit Demba Ba për sjellje antisportive. Futbollisti është përplasur me arbitrin e katërt të takimit duke i shprehur zemërimin për sjelljen skandaloze ndaj stafit teknik të Bashakshehirit.

Një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë në futboll.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here