Ankthi dhe karantina marrin fund, Marash Kumbulla mposht Covid-19

0
129

Roma pësoi një humbje të thellë (4-0) në fushën e Napolit mbrëmjen e kaluar, por trajneri Paulo Fonseca ka marrë një lajm të mirë pas rezultatit zhgënjyes.

Marash Kumbulla, i cili u infektua me Covid-19 më 10 nëntor, e ka fituar betejën me koronavirusin dhe tani mund të kthehet në fushën e blertë.

Mbrojtësi i talentuar nga Malësia e Madhe ka dalë negativ në tamponin e fundit. Përgjigje që çliron 20-vjeçarin e kombëtares kuqezi dhe gëzon trajnerin e skuadrës kryeqytetase.

“Momenti për t’u kthyer në fushë”, shkruan Kumbulla në foton ku shfaqet duke festuar golin që i shënoi Milanit në “San Siro” një muaj më parë, në takimin që përfundoi 3-3.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here