Rama refuzon gjobën e arbitrazhit, Kim Mehmeti: Ja pasuria më e madhe që po u konfiskohet shqiptarëve

0
85

Analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti, i ftuar në edicionin e mbrëmjes në SYRI TV, komentoi edhe vendimin për sekuestrimin e pasurive shqiptare në botë, pasi qeveria e Edi Ramës po refuzon të paguajë gjobën e arbitrazhit për biznesmenin italian, Françesko Beketi.

“Kjo tregon se Shqipëria është bërë shtet ku qeveria nuk është në shërbim të shtetit, por i tërë shteti është në shërbim të qeverisë apo të një grupi që e sundon atë vend. Shteti duhet të jetë i gatshëm që të paguajë edhe çmenduritë e qeveritarëve, por këta nuk duhet të kenë asnjë obligim që të jenë të përgjegjshëm.

Shqiptarët po ia lënë fatin e tyre në duar politikanëve të papërgjegjshëm. Vendi i ngjan një kopshti, të cilin Piktori dhe miqtë e tij e cilësojnë si të tyren.

Shqipërisë po i konfiskohet gjëja më e çmuar, po i konfiskohet rinia, duke e bërë shtetin e dytë në botë për azilkërkues si Siria. Kjo e bën Shqipërinë të krahasueshme me shtete që janë në luftë.

Në Shqipëri nuk kanë asnjë vlerë institucionet shtetërore. Si mund të flasim për një shtet ku nuk kemi as Gjykatë Kushtetuese,” tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here