Aksidentohen 2 makina në superstradën Lezhë-Laç, dërgohen në spital dy shoferët

0
114

Mbrëmjen e sotme, kryqëzimi i Ishull-Lezhë shënoi aksidentin e radhës, ku dy shoferët kanë përfunduar në spital pas përplasjes së automjeteve.

Sipas informacioneve, aksidenti ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Ishull-Lezhës.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë dy drejtuesit janë lënduar lehtë dhe janë dërguar në spitalin e Lezhës.

Policia ne vendin e ngjarjes dhe nis hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Ky është aksidenti i tretë që ndodh brenda pak ditësh thuajse në të njëjtin vend.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here