Tritan Shehu: Rama me ide utopike, po shkallmon shëndetësinë…

0
132

Deputeti demokrat Tritan Shehu akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po shkallmon shëndetësinë për shkak të ideve utopike e minimaliste. Referuar deklaratës së mbajtur një ditë më parë nga Edi Rama në Asamblenë e PS-së, Shehu shkruan në rrjetet sociale se nuk është detyra e një Kryeministri të një vendi me ekonomi tregu të përfshihet në këtë formë edhe në emërimet e infermierëve në vend, duke e përdorur si zgjidhje.

Komenti i Tritan Shehut

Kryeministri vazhdon të shkallmojë më tej shëndetësinë, edhe dje në Asamblenë e PS-së!

Z.Rama hodhi risinë “mrekullibërëse”: infermierët e të gjithë institucioneve do të përzgjidhen me një “seleksionim” qendror, mbasi “harroi shëndetësineë falas”.

Ide utopike e minimaliste, produkt i një vizioni ekstremisht centralist kjo, i rrezikshëm e bllokues ky për të gjithë sistemin.

Nuk është detyra e një Kryeministri të një vendi me ekonomi tregu të përfshihet në këtë formë edhe në emërimet e infermierëve në vend, duke e përdorur si zgjidhje.

Detyra e tij është kundërta: të paraqesë politika stimuluese e decentralizuese të sistemit për daljen nga varfëria ku e ka futur sot, duke krijuar së pari një sistem financimi solid e autonom, me politika reale sociale.

Detyra e tij është te te decentralizojë spitalet drejt konceptit “spitali ndërmarje”, të shtyjë sistemin parësor më larg se decentralizimi drejt “profesionistit të lirë”, të integrojë institucionet private me sistemin publik, të flasë për “tregun e shëndetit”, rritjen e numrit të shtretërve, të mjekëve (një “specie në zhdukje” kjo), pra për përmirësimin e cilësisë së shërbimit, që sot e ka cuar të fundit në Europë.

Fatkeqësisht Z.Rama dhe Rilindja në tërrësi, vazhdon të bëjë të kundërtën, duke na shtyrë kështu drejt kolapsit të plotë të sistemit shëndetësor, duke e kthyer atë nesër në njeë hapësirë bosh, me vetëm disa “konccesione” qindra milionëshe Euro përqark.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here