Ekzekutimi në Elbasan, njëri nga autorët me uniformë policie

0
165

Erion Millo dyshohet se është ekzekutuar nga vrasës me pagesë. Burime pranë grupit hetimor kanë ngritur dyshimet se vrasja e 37-vjeçarit, mbrëmjen e së shtunës në Elbasan është kryer nga vrasës më pagesë, ndërsa njëri nga atentatorët ka qenë i veshur me uniformë policie. Një maskim i tillë e ka bërë më të lehtë largimin e tyre nga vendi i ngjarjes pa u vënë re nga dëshmitarët okularë. Menjëherë pas vrasjes së 37-vjeçarit Millo, grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë të bizneseve aty pranë, por ende nuk kanë mundur të identifikojnë autorët. Sipas hetuesve, mësohet se ekzekutorët kanë përfituar nga errësira duke kryer lehtësisht vrasjen e 37-vjeçarit. Fillimisht u raportua se Millo u qëllua me thikë, por në vendngjarje policia gjeti edhe 2 gëzhoja. Autorët dyshohet se e kanë ndjekur dhe i kanë zënë pritë 37-vjeçarit, i cili ka qenë duke lëvizur me makinën e tij në këtë zonë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 2 plumba ndërsa dyshohet se vrasja është kryer me pistoletë me silenciator pasi nuk është dëgjuar asnjë zhurmë nga banorët e zonës edhe pse gjithçka ndodhi në një nga rrugët kryesore të këtij qyteti. Të njëjtat burime bëjnë me dije se, autorët janë larguar me shpejtësi duke përfituar edhe nga errësira, pasi rruga ku ndodhi atentati është në ndërtim e sipër dhe mungonte sistemi i ndriçimit. Pas marrjes së këtij informacioni grupi hetimor, mbërriti menjëherë në vendngjarje për kryerjen e veprimeve hetimore dhe proceduriale. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dy gëzhoja, kalibër 7.65 mm. Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar 9 shtetas si të dyshuar apo që kanë dijeni për rrethanat e atentatit. Erion Millo jetonte në Itali, ndërsa në qytetin e Elbasanit, kishte ndërtuar përgjatë rrugës nacionale Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur Xibrakë një kompleks, hotel, karburant. Ai rezulton administrator i biznesit dhe aktualisht, policia është duke verifikuar të dhënat mbi atë pronë, pasi më herët ka pasur një proces gjyqësor me palët e treta.

Atentati

Mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 21:00 ka mbetur i vrarë me dy plumba pistolete 37-vjeçari Erion Millo. Autoret e krimit dyshohet se ruanin prej kohësh lëvizjet e Millos dhe në momentin e ekzekutimit kanë qenë në pritje të tij duke hapur zjarr sapo konstatuan këtë të fundit. Menjëherë pas atentatit Millo është transportuar drejt spitalit rajonal të Elbasanit, por ka humbur jetën rrugës si pasojë e plagëve të marra. Mësohet se deri tani janë shoqëruar ne polici nënte persona, por autoret e krimit nuk janë identifikuar ende. Te shoqëruarit besohet se mund te kenë dijeni për rrethanat e krimit, pasi kane qene dëshmitare te rastësishëm. Burime te policisë bëjnë me dije se ekzekutoret kane qene dy dhe mund te kenë ndjekur gjate gjithë ditës lëvizjet e Erjon Millos. Burime zyrtare policore bëjnë me dije se, Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan po punojnë intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here