Pasi vajzat “kalonin provën” në motele të ndryshme, i nisnin drejt Gjermanisë

0
262
U godit dy ditë më parë nga policia e Tiranës rrjeti për shfrytëzimin dhe trafikimin e vajzave për prostitucion, që rolin kryesor e kanë pasur motrat nga Skrapari.
Të ndihmuara edhe nga njeri prej djemve të arrestuar, ato përzgjidhnin vajzat që i “punësonin” fillimisht në kryeqytet e më pas i nisnin drejt Gjermanisë. Rekrutimi bëhej kryesisht në lokale nate ën Tiranë. Dy motrat, Ina dhe Armonela Qama sipas Panoramës, u afroheshin vajzave që gjykoheshin se ishin të përshtatshme për punën që ato synonin dhe u bënin ofertën.
Joshja fillonte me idenë se ato do të punësoheshin në agjenci mode, por gjatë takimeve të mëvonshme dhe bisedave mes tyre, vajzat pranonin që të ushtronin prostitucionin.
Burime nga grupi hetimor thanë se pasi vajzat “kalonin provën” në një motele të ndryshme në Tiranë, dy motrata Qama u propozonin të njëjtën punë jashtë Shqipërisë.Klientët zakonisht gjendeshin nga Ardit Shmilli, që ishte bashkëpunëtori më i afërt I do motrave por edhe nga i arrestuari tjetër, Ledian Gjoni. Transporti bëhej me taksi nga Zamir Hodo.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here