VIDEO/ I moshuari hidhet në pellg për të shpëtuar qenin nga aligatori

0
134

Një burrë nga Florida ka bërë një gjest jo fort të zakontë kur ka hyrë në ujë duke i hapur gojën një aligatori që kishte kapur një qenush.

Richard Wilbanks, 74 vjeç, po shijonte diellin kur dëgjoi britmat e qenit të ri, Gunner. Një aligator në pellgun e oborrit të shtëpisë në Qarkun Lee kishte kapur qenin dhe e kishte tërhequr në ujë.

Wilbanks, një gjahtar i zjarrtë, reagoi shpejt, duke kërcyer në pellg, duke kapur aligatorin e vogël dhe duke tërhequr nofullën, kështu që qeni tre muajsh arriti të mbijetonte.

“Ishte thjesht një tronditje, ndodhi kaq shpejt”, tha Wilbanks, duke shtuar se pësoi disa prerje të vogla në dorë nga dhëmbët e aligatorit.

“Ai kishte qenin dhe është i mbuluar me gjak”, tha gruaja e Wilbanks, Louise, duke përshkruar momentin kur ajo kuptoi se burri i saj kishte luftuar me kafshën gjahtare.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here