Babëzia ka emër!

0
148

Nga Elton LASKA

685 të vdekur dhe 16.042 raste aktive me Covid-19, janë shifrat zyrtare të bilancit tragjik të pandemisë në vendin tonë sot.

Por, pas këtyre shifrave, fshihet manipulimi i qeverisë shqiptare, me synimin për të fshehur dështimin në përballjen me të vërtetën e dhimbshme.

Fshehja e numrit të vdekjeve, është krim shtetëror dhe në çdo vend të botës do pasohej me vënien në lëvizje të prokurorisë, por jo në një vend si Shqipëria, ku prokurorët e SPAK-ut janë të “tredhur” përpara politikanëve, që i kanë emëruar. Kur në këtë vend iu dha mundësia të bëhej Kryeprokurore edhe të besuarës së Ulsi Manjes, mund të merret me mend se ku është katandisur organi i akuzës, edhe pse sot, krimi në Shqipëri lulëzon dhe vendi është kthyer në një hambar të pastrimit të parave.

Rama dje tha se prokuroria e di vetë se ç’duhet të bëjë. Pra, mesazhi i koduar është i qartë: larg kësaj historie, pasi hetimi për vdekjet do pasohej më kërcitje prangash deri në qeveri dhe daljen në dritë të aferave korruptive.

Covid-19 e gjeti sistemin shëndetësor në gjendje kolapsi, për shkak të babëzisë, ku paratë e taksave të destinuara për këtë sektor jetik, përfunduan përmes PPP-ve tek Vilma Nushi dhe ortakë të tjerë të qeverisë Rama.

Sot, në ERTV, na shfaqen shtetarë e paisje mjekësore me bollëk, por Kryeministri harron t’u thotë shqiptarëve se sot nuk ka mjek dhe infermiere në Shqipëri. Ato pak mjek dhe infermierë që kanë mbetur po përdoren mjerisht nga qeveria, duke i detyruar të lexojnë deklarata që fshehin të vërtetën.

Këtë nuk e them unë, por vetë drejtuesit e shoqatave të pavarura të mjeksisë, të cilët në rrjete sociale, flasin çdo ditë, por askush nuk ua veshin pasi nuk e kanë vëmendjen e mediave të kapura. https://www.facebook.com/elsonjacaj1984/posts/1768427499987662

Ky është një fakt lemeri, që tregon dështimin e plotë të sistemit për shkak të keqmenaxhimit dhe korrupsionit masiv të kësaj qeverie.

Jemi në një betejë ku kemi paisje, por jo ushtarë, ku kemi godina cov-1, cov-2 e me radhë, por jo mjek e infermierë, ndaj kjo është arsyeja kryesore se përse numri i pacientëve që shkojnë në intubim dhe që e fitojnë betejën me Covid-in, është zero.

Kjo, pasi specialistët i zëvendësuam me militantë, mjekët i larguam në Gjermani e gjetkë, investimet konkrete i zeruam, ndaj sot në betejën me Covid-19, shqiptarët kanë në krah Zotin, pasi shteti është në arrati dhe po mbytet në llumin e propagandës.

Fëmijët, gratë, dashnoret, klientët, dreqin e të birin, Rilindja po i kuron në Turqi e vendet e BE- së e shqiptarëve u ofrohet ferri falas në shëndetësinë e PPP-ve, që po kthehet në vrasësen më të madhe të shqiptarëve.

Babëzia në shëndetësi ka emër dhe aktualisht quhet Edi Rama, Ilir Beqja, Ogerta Manastirliu dhe Vilma Nushi.

127036816 10221575953403023 2179806427970987475 n

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here