Basha: Vrasja e Oliver Ivanoviç, një akt i pastër kriminal

0
141

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dënuar vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë ku u qëllua për vdekje Oliver Ivanoviç.

Basha e quan një akt të pastër kriminal vrasjen, e sipas tij nuk duhet të ndikojë në procesin mes Kosovës dhe Serbisë.

Reagimi i plotë i kryetarit të PD, Lulzim Basha:

Vrasja e sotme e Oliver Ivanoviç në Mitrovicë, është një Oliver Ivanoviç që meriton hetim të plotë dhe ndëshkim nga organet ligjzbatuese në Kosovë.

Akti, përveçse një atentat ndaj jetës, synon të jetë një atentat ndaj proceseve të bashkëjetesës e të dialogut në Kosovë.

Trajtimi i ngjarjeve të tilla, kërkon maturi dhe largpamësi nga çdo aktor i përfshirë në dialogun dhe procesin e paqëtimit në Kosovë.

Përshëndes dhe mbështes plotësisht reagimin e autoriteteve në Kosovë dhe nxis një proçes sa më energjik të zbardhjes së aktit dhe ndëshkimit të autorëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here