Kryemadhi pas konfirmimit në krye të LSI-së: Sot është vetëm fillimi! Jam shumë krenare për të gjithë ju…

0
112

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi iu është drejtuar me një mesazh qytetarëve dhe anëtarësisë së kësaj force pas konfirmimit në detyrë më 21 nëntor në një proces zgjedhor online të mbajtur në të gjithë vendin.

Kryemadhi tha se sot është vetëm fillimi dhe se që të fitojmë mbi vështirësitë duhet t’iu rikthejmë shpresën shqiptarëve.

 

Deklarata për mediat e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi

Të dashur anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim!
Nuk gjej dot fjalë që t’iu shpreh nderimin dhe mirënjohjen që kam për të gjithë, por me zemër dua t’iu them: Faleminderit! Dua t’iu falënderoj për gjithë përkushtimin, për gjithë vendosmërinë dhe rezistencën, për qëndresën shembullore, por edhe për të gjithë respektin dhe dashurinë që ju më falët në zgjedhjet e 21 nëntorit, të ditës së shtunë, me një anëtar një votë, në Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Pjesëmarrja juaj në zgjedhje ishte një manifestim i shkëlqyer solidariteti dhe besimi. Pjesëmarrja juaj në zgjedhje është një mesazh përgjegjësie dhe angazhimi. Pjesëmarrja juaj në zgjedhje është tashmë një sfidë e fituar, së pari me vetveten në një proces rindërtimi e vetëpastrimi, çka më bën mua sot, kryetaren më të nderuar, sepse kam nderin që të kem në krah njerëz të ndershëm, jo vetëm në partinë tonë, por njerëz që punojnë më përkushtim dhe e duan vendin e tyre.
Ndaj ndjej detyrim dhe mirënjohje për të gjithë ju. Prandaj dua me dorë në zemër edhe njëherë të them FALEMINDERIT LSI!
Sot është vetëm fillimi. Ne jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e mëdha që na presin, por ne jemi mësuar tashmë me vështirësitë, sepse ato kanë qenë sfida jonë, sepse ne prandaj jemi bashkë që të fitojmë mbi të gjitha sfidat që i kanë dalë përpara LSI-së. Dhe që të fitojmë mbi vështirësitë, ne duhet t’u ofrojmë shqiptarëve shpresën, atë shpresë që u mungon, atë shpresë e cila i është grabitur dhe vrarë nga qeveria pseudo rilindase.
Ne e kemi për detyrë t’ua kthejmë shqiptarëve shpresën dhe dimë ta bëjmë këtë gjë, sepse ne do të krijojmë vende të reja pune, sepse ne do të ndihmojmë familjet të menaxhojnë kostot e jetesës, të cilat kjo qeveri i ka rritur çdo ditë e më shumë. Ne do të dimë të garantojmë për fëmijët e shqiptarëve që të kenë një arsim të mirë dhe cilësor, në mënyrë të tillë që të gjejnë vende pune me pagë të mirëpaguar. Ne do të bëjmë të mundur që çdo shqiptar të ndjehet ë Shqipëri si në shtëpinë e tij.

Unë sot jam e lumtur që LSI vazhdon të jetë partia e të rinjve. Sepse ne nuk themi vetëm që rinia jonë ka nevojë për më shumë mundësi, por ne u japim më shumë mundësi të rinjve tanë. Ne u krijojmë mundësi të rejave dhe të rinjve tanë. Ne u krijojmë shkollim të mirë dhe cilësor, në mënyrë të tillë që ata të gjejnë një vend pune të mirëpaguar, një vend pune në tregun e punës, në të cilin paguhen si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre europianë. Ne u krijojmë mundësi të gjithë qytetarëve shqiptarë për të qenë qytetarë dinjitozë në shtëpinë e tyre që është Shqipëria, si çdo qytetar europian.

Unë sot jam shumë krenare për të gjithë ju, sepse më bëtë mua një grua e cila është drejtuese e një partie politike.
Unë dua të dëshmoj se gratë jo mund, por dinë të drejtojnë dhe dinë të përballen me sfidat dhe vështirësitë që kalon çdo lider politik. Gratë i njohin betejat me të cilat përballen familjet e tyre çdo ditë dhe në një mënyrë më të plotë se kushdo tjetër. Gratë dinë të udhëheqin familjet e tyre, dinë të edukojnë fëmijët e tyre. Ato ditë të jenë edhe drejtuese të zonja, prandaj është e nevojshme që të kemi sa më shumë gra dhe vajza në politikë, në mënyrë të tillë që ato të jenë drejtuese për t’u përballur me sfidat dhe për të zgjidhur problemet që u kanë dalë shqiptarëve sot, në këto kushte mjaft të vështira.

Të dashur anëtarë të LSI-së!
Unë e mora drejtimin e LSI-së në një kohë mjaft të vështirë për të, kur sapo kishim dalë në opozitë. Na është dashur të përballojmë sfida e vështirësi të mëdha. Por falë mbështetjes tuaj, falë angazhimit tuaj, ne ia dolëm. Ia dolëm duke fituar sfidën e parë me veten tonë. Mbështetja juaj ka qenë vendimtare dhe përcaktuese në të gjithë rrugëtimin tim si Kryetare e LSI-së, ndaj unë sot solemnisht shpall sot se do të vazhdoj ta bëj këtë parti, një parti të mirëpritur jo vetëm për anëtarët e LSI-së, të cilët me një devotshmëri, me një angazhim, me një forcë, në datën 21 nëntor ju drejtuan qendrave të votimit në zyrat e LSI-së, duke i bërë ballë çdo presioni politik, qeveritar, policor dhe rrugaçëror. Treguan edhe njëherë që LSI nuk është më prezente, por një realitet. Një realitet i madh për shpresat e shqiptarëve në të ardhmen. Prandaj ne do të kemi një parti jo vetëm me dyer të hapura për të pritur këdo që do të vijë, por sidomos për të rinjtë dhe për të rejat, të cilët ishin pjesa dërrmuese në të gjithë procesin zgjedhor, jo vetëm në menaxhim, por edhe në procesin e shpërndarjes së mesazhit, të angazhimit, të ndihmës që i dhanë strukturave të LSI-së ditën e zgjedhjeve të 21 nëntorit.
Prandaj vazhdoj të ftoj të rinjtë dhe të rejat, që të jenë pjesë e LSI-së, jo për të qenë thjesht anëtarë të saj, por për të qenë vendimmarrës dhe politikëbërës në të ardhmen e LSI-së, në jetën e LSI-së. Por jo vetëm për të ardhmen, por edhe për të sotmen. Sepse sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për të rinjtë dhe të rejat. LSI-ja i ka të hapura dyert e saj. T’i imponohemi politikës shqiptare për të përfshirë të rinj dhe të reja, gra dhe vajza, në jetën tonë, në jetën e përditshme të popullit shqiptar, sepse vetëm kështu mund të ndryshojmë këtë realitet të hidhur, vetëm kështu ne mund të krijojmë hapësira dhe të kthejmë shpresën te familjet shqiptare. Faleminderit, Zoti ju ruajttë të gjithëve, Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here