Takim me drejtuesit e PR, Mediu: Ndalimi i fushatës politike veprim antikushtetues i Ramës…

0
126

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Media ka zhvillura një takim me drejtuest e PR.

Aty u vlerësua se “ndalimi i takimeve politike është veprim antikushtetues i Edi Ramës kundër shqiptarëve dhe opozitës”.

“Padyshim duhet të mbrohemi nga COVID-19 duke mbajtur maskat, por jo duke zbatuar urdhëra dhe vendime që nuk shpjegojnë arsye pse?, apo që shkatërrojnë thelbin e demokracisë lirinë e qytetarëve”.

“Qeveria dhe ekspertët kanë detyrimin të shpjegojnë arsyen dhe pasojat për çdo vendim”.

“Duke u fshehur mbas ekspertëve Rama po saboton procesin elektoral me preteksin e luftës ndaj COVID-19”.

Gjatë takimit u vlerësua se “opozita dhe shqiptarët duhet të mbrojnë lirinë e tyre, pranimi në heshtje i bllokimit të pluralizmit politik është vrastar për demokracinë dhe qytetarët”.

Partia Republikane, tha kreu Mediu, edhe në keto kushte do të vazhdojë aktivitetin e saj elektoral në grupe për çdo qëndër votimi dhe me kandidatët e saj për deputet.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here