I ftuar në ‘Open’ ne Top Channel kryeministri Edi Rama bëri një paralajmërim për të gjithë shqiptarët duke thënë se na pre një dimër I vështirë.
“Na pret dimër i vështirë. Kjo pasi në dimër fillon edhe gripi I thjeshtë. Por kujtojmë që ky virus nuk është një grip i thjeshtë. Ne duhet të respektojmë masat e përcaktuara nga Komiteti i Ekspertëve.
Më herët presidenti i zgjedhur në SHBA tha se duke mbajtur maskën do të shpëtojmë 100 mijë jetë dhe se SHBA duhet të përgatitemi për 200 mijë vdekje të tjera”- tha Rama.
Po ne për sa do të përgatitemi?- e pyeti Eni Vasili.
‘Këtë smund ta them. Nuk mund të parashikojmë’- u përgjigj Rama.