EMRAT/ PD “fshin” Bashën dhe Alibeajn nga struktura e përbërjes parlamentare

0
120

Me anë të një kërkese depozituar Kuvendit firmosur nga Gazment Bardhi, grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar ndryshimi i përbërjes së strukturës parlamentare me anëtarët e opozitës. Më konkretisht është propozuar që të hiqen anëtarët që mbështesin grupin e Lulzim Bashës dhe të zëvendësohen me deputetët e Partisë Demokratike të grupit Berisha-Bardhi.

Sipas shkresë dorëzuar kryeparlamentares Lindita Nikolla, deputeti Lulzim Basha është hequr nga anëtar në Asamblenë për bashkëpunimin e Evropës Perëndimore dhe është zëvendësuar nga Oerd Bylykbashi.

Sa i takon Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin është hequr Enkelejd Alibeaj duke u zëvendësuar me Oerd Bylykbashi. Ndërsa deputetja tjetër e PD, Gerta Bardeli do të zëvendësohet me Dhurata Çupin. Ndërsa anëtarët e tjerë demokrate mbeten siç janë, Gazment Bardhi, Ervin Salianji dhe Saimir Korreshi.

Nga Këshillin për Legjislacionin është hequr Enkelejd Alibeaj dhe është vendosur anëtare Dhurata Cupi (ka qene anëtare zëvendësuese) dhe anëtare zëvendësuese është bere Lindita Metaliaj.

Gjithashtu, janë propozuar edhe ndryshimet e miratuar nga Kryesia e PD-së për emërimin e Ervin Salianjit dhe Albana Vokshit në postin e zv.kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, ndërsa Ina Zhupa në postin e Sekretares.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here