Pandemia/ Basha: Kam 6 muaj që ofroj zgjidhje, numri i ulët i testimeve ka sjellë dhe përhapjen e infeksionit

0
85

Kryetari i PD, Lulzim Basha i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në Neës24 ka foluar sërish për krizën e pandemisë në Shqipëri dhe nevojën për më shumë testime.

Basha thotë se ka 6 muaj që ofron zgjidhje për situatën, aq sa shumë kanë thënë që u bë i lodhshëm, por tani del OBSH dhe thotë ‘Testoni!’.
Më tej ai thekson se testimet nuk shërojnë, por të mundësojnë kufizimin dhe gjurmimin e të infektuarve si dhe kontrollin sa më efektiv të nrumit të pacientëve që kanë nevojë për kurim në spital.

Sipas Bashës 10% e rasteve me COVID-19, një javë pas infektimit do të kenë nevojë për trajtim spitalor. Po ashtu ai siguron se po ta kishte dëgjuar Rama që në fillim, do të kishte rritur testimet.

”Do të doja të flisnim si do e nxirrnim vendin nga kriza ekonomike e pandemisë. Më fal, po këto 6 muaj çfarë kam bërë unë? Kam 6 muaj që ofroj zgjidhje, nëse do më dëgjonte do kishte rritur testimet. është gënjeshtër rritja e testimeve, gjysmat i bën privati.
Testimet tona janë më të ulëtat në Europë. Më të ulëtat në Europë. Shqipëria 1 test për 20 banorë. Faktet janë fakte. Numri i ulët ka sjellë dhe përhapjen e infeksionit. Nëse je infektuar dhe s’ke mundësi të bësh tamponin shpejt, dhe të marrësh rezultatin shpejt, e bën tamponin 5,6,7 dite pas rekomandimit dhe rezultati pas 1 javë.
Ke takuar me dhjetëra të tjerë, e ke përhapur, janë bërë burim infektimi për dhjetëra të tjerë. E dini fare mirë, që numri i raportuar i infeksioneve dhe fataliteteve është shumë më i madh.
Prej ditës së parë të pandemisë kam kërkuar testime, testime, testime. Keni thënë është bërë i lodhshëm kryetari i opozitës. Ja ku doli OBSH edhe tha testoni.

Nëse ti nuk testohesh, kthehesh në burim infektimi për të tjerët. Sa më shumë të takosh, aq më shumë do infektosh. Rriten infektimet. Testimi nuk shëron, por jep mundësinë për të gjurmuar dhe izoluar kontaktin. Të kufizosh dhe më pas e ke më të lehtë të kontrollosh numrin e njerëzve që kanë nevojë për kurim në spital.
Afërsisht 10% prej tyre mund të kenë nevojë pas 1 jave të infektuar, pra nga 500, 50 do të duan trajtim në spital.”- tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here