Kaosi nga pandemia, që prej 2008 nuk është parë situatë e tillë në spitalet angleze. Zgjatet lista e pacientëve…

0
99

Numri i njerëzve që presin për të paktën një vit për trajtim spitalor në Angli ka prekur nivelin më të lartë që prej vitit 2008. Pacientët që duhet të bënin vizita brenda 18 javësh, por gati 140,000 nga 4,35 milionë njerëz në listën e pritjes në fund të Shtatorit kishin pritur mbi një vit.

Kirurgët thanë se ishte një situatë “tragjike” me pacientët e lënë në dhimbje ndërsa ata prisnin për trajtim, duke përfshirë operacionet në gju dhe ije.

Të tjerët paralajmëruan që situata mund të përkeqësohej edhe më shumë gjatë dimrit.

Në javët e fundit, spitalet kryesore në Bradford, Leeds, Nottingham, Birmingham dhe Liverpool, të cilët kanë parë shkallë të lartë të infeksionit, kanë njoftuar anulimin masiv të punës jo urgjente.

Aktualisht, Britania e Madhe ka 50,365 të vdekur dhe 1,256,725 të infektuar nga koronavirusi, ndërsa në gjendje kritike ndodhen 1,219 pacientë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here