Basha: Njerëzit po vdesin nëpër spitale, Edi Rama vazhdon pagesat për inceneratorin e Elbasanit!

0
83

Kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaroi sot nga takimi me qytetaret, per pandmeine, se ” shqetësimi kryesor që kam sot, është që në të gjitha këto të këqija që po na ndodhin, me shumëfishimin e rasteve të infektimit, me numrin më të lartë të viktimave të raportuara, prapë se prapë nuk shoh asnjë reflektim nga ana e qeverisë.

Asnjë plan nga ana e kryeministrit, asnjë masë për të ndihmuar njerëzit. Se shumë prej njerëzve do ta kalojnë në shtëpi. Detyra e qeverisë është që këta që e kalojnë në shtëpi, mos t’ju mungojnë barnat. Detyra e qeverisë është që të paktën sëmundja, qëështë një e keqe në vetvete mos të kthehet në një mallkim të dyfishtë dhe t’i shkatërrojë fare ekonomikisht familjet shqiptare që edhe kështu, edhe pa sëmundje, ekonominë e kanë më të rrënuarën në Ballkan, më të rrënuarën në Europë. ”

Deklarata u bë pasi basha dëgjoi në një takim të hapur, situatën që kishin përjtuar disa qytetarë që kishin kaluar COVID.
Basha: “Kjo është gjëja e parë dhe kryesore për këtë sëmundje dhe në qoftë se testohet në kohë e para e punës fillon trajtimi në kohë dhe e dyta kufizon kontaktet dhe në këtë mënyrë kufizohet përhapja e virusit. Është mungesa e testimeve dhe fakti që Shqipëria është vendi me testimet më të ulëta në botë, që është përgjegjësia kryesore e qeverisë.

Unë dhe askush tjetër nuk mund të bëjë përgjegjës qeverinë për pandeminë, por për përgjigjen ndaj pandemisë absolutisht ka qenë një keqmenaxhimin dhe një dështim total, që fillon me mungesën e testimeve dhe sot që flasim testimet janë më të ulëta në Europë, ndërkohë që numri i infeksioneve të raportuara po rritet nga dita në ditë dhe numri i infeksioneve të paraportuara të jeni të sigurt sipas mjekëve me të cilët kam biseduar edhe mbrëmë, është 2-3 deri në 5 herë më i lartë se ajo që raportohet.

E para testimet, e dyta për të gjithë ato pacientë që do kalojnë kalvarin që ju vetë e keni kaluar, nga diagnoza te trajtimi. Nuk ka rezultate të dëshiruara, trajtimi i të sëmurëve në qoftë se nuk izolohesh në kohë. Nëse nuk e di kohën që je me COVID arrin në shifra të papërballueshme, shifra që më përmendet prej 2 milion lekësh.A ka familje shqiptarë që mund ta përballojë këtë? Apo ato shifra që përmendi zonja pre 700 mijë lekësh, me të ardhura 550 mijë lekë në muaj.Apo z.Muharrem që tha, po të mos kisha djalin emigrant s’do kisha shans.

Po atëherë, pyetja  shtrohet, këta njerëz si kurohen? Në mëshirë të kujt janë lënë? Në mëshirë të fëmijëve, në mëshirë të fatit? Po ata që nuk e kanë mundësinë, se nuk i kanë fëmijët emigrantë? Po ata që nuk e kanë mundësinë të marrin borxh? A të shënojnë emrin në listën e farmacisë, se farmacitë janë bërë me lista, edhe para COVID-it?

Kjo do të thotë t’i dënosh njerëzit e t’u me vdekje. Dhe për këtë po, fajin e ka kryeministri, fajin e ka qeveria dhe s’mund të fshihet pas asnjë Komiteti, se këto janë vendime që i merr qeveria. Qeveria vendos se ku do t’i shpenzojë paratë e taksave që u kërkojnë njerëzve. Taksat i merr qeveria, taksat i shpenzon qeveria.

Dhe e treta, ka të bëjë me cilësinë e spitaleve. Se, në qoftë se mjekët kanë 6-7 muaj që punojnë në kushte çnjerëzore dhe spitalet janë plot. Janë me 4-5  pacientë në një dhomë, kur duhet të jenë jo më shumë se dy. Dhe ti nuk hap spitale të reja, apo nuk e bën të mundur aktivizimin e spitaleve rajonale, atëherë me duart e tua, si qeveri faktikisht po ndihmon edhe përhapjen e infeksionit, edhe rritjen e numrit të viktimave.

Kemi 6 javë që i kërkojmë ditë për ditë të hapi spitalet rajonale, mos të vinë të përplasen të gjithë në Tiranë. Ka premtuar që prej muajsh dhe e ka inauguruar COVID 4-ën kryeministri. Po nuk ka COVID 4 dhe njerëzit janë të paketuar me 4-5 vetë në sallë, më thonin mjekët mbrëmë, tek infektivi dhe tek “Shefqet Ndroqi”. Dhe pastaj kjo sjell pasoja më të rënda. Se duke parë njëri-tjetrin duke vuajtur, është dhe rëndesa psikologjike, dhe zonja e tha në momentin që mësova që kam COVID, u rëndova psikologjikisht. Po këta që kalojnë javë e javë të tëra brenda spitalit. Dhe fatkeqësi pas fatkeqësie, është një zinxhir fatkeqësish i cili mund dhe duhej të ishte ndërprerë nga qeveria, sepse këto janë përgjegjësi të qeverisë.

Dhe shqetësimi kryesor që kam sot, është që në të gjitha këto të këqija që po na ndodhin, me shumëfishimin e rasteve të infektimit, me numrin më të lartë të viktimave të raportuara, prapë se prapë nuk shoh asnjë reflektim nga ana e qeverisë. Asnjë plan nga ana e kryeministrit, asnjë masë për të ndihmuar njerëzit. Se shumë prej njerëzve do ta kalojnë në shtëpi. Detyra e qeverisëështë që këta që e kalojnë në shtëpi, mos t’ju mungojnë barnat. Detyra e qeverisëështë që të paktën sëmundja, qëështë një e keqe në vetvete mos të kthehet në një mallkim të dyfishtë dhe t’i shkatërrojë fare ekonomikisht familjet shqiptare që edhe kështu, edhe pa sëmundje, ekonominë e kanë më të rrënuarën në Ballkan, më të rrënuarën në Europë.”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here