Kompania amerikane “Pfizer” bën zbulimin e madh: Vaksina jonë anti-covid, e ka efekshmërinë mbi 90%

0
130

Kompania farmaceutike amerikane “Pfizer” njoftoi të hënën se vaksina e saj eksperimentale kundër COVID-19 ka dëshmuar një nivel efektiviteti me të lartë se 90 për qind. Ky zhvillim shihet si një fitore e madhe në luftën kundër një pandemie që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se një milion njerëzve në mbarë botën, krahas dëmtimit të ekonomisë e shkatërrimit të jetës së përditshme.

? “Pfizer” dhe partneri i saj gjerman “BioNTech” janë të parat që shpallin të dhëna të suksesshme nga provat klinike në shkallë të gjerë të një vaksine kundër koronavirusit. Kompanitë thanë se deri më tani nuk kanë ndeshur shqetësime serioze mbi sigurinë dhe presin që të kërkojnë autorizimin e autoriteteve amerikane për përdorimin emergjent të vaksinës, këtë muaj.

Fotografia e VOA - Zëri i Amerikës
Fotografia e VOA - Zëri i Amerikës
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here