Limaj uron Biden si president: Ishe krah nesh në kohë të vështira…

0
93

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Kosovë, Fatmir Limaj, ka uruar Joe Biden për zgjedhjen president në krye te Shteteve të Bashkara të Amerikës.

Në një postim në rrjetet ai ka thënë se presidenti i ri ka qenë krah Kosovës në kohët më të vështira.

“Kosova është e bekuar me miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urime për Presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

SHBA-të do vazhdojnë ta mbështetin dhe të jenë partner strategjik i Kosovës ashtu siç kanë qenë gjithmonë.

Ai ka qenë krah nesh në kohët më të vështira.

Kosova është e bekuar me miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Limaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here