Biznesi i veshjeve po orientohet nga ato sportive…

0
88

Stili ritmik i jetës dhe tendencat e modës së viteve të fundit drejt komfortit kanë rritur kërkesën për veshje sportive në vend. Në renditjen e “Monitor 200 sipas fitimeve”, ka për herë të parë dy sipërmarrje, që tregtojnë veshje sportive. “Balkan Sport” me aktivitet në importimin dhe tregtimin e veshjeve sportive, kishte fitime 182 milionë lekë, me një normë 11.7%. Kjo sipërmarrje u rendit për herë të parë edhe ndër më të mëdhatë sipas qarkullimit vjetor, me një xhiro gati 1.6 miliardë lekë.

“In Sport”, po me aktivitet në tregtimin e artikujve sportivë, raportoi të ardhura 1 miliard lekë dhe fitime 250 milionë lekë, me një normë prej 24%. Aktiviteti i kompanisë shënoi rritje të ndjeshme në vitin 2019, me rritje të ardhurash prej 57%.

Tendenca për veshje sportive pritet të vazhdojë edhe pas pandemisë, ku sidomos karantina, apo puna nga shtëpia, ka ulur kërkesën për veshje serioze e mbrëmjeje dhe e ka orientuar më shumë drejt atyre sportive.

Në biznesin e veshjeve në vend, më i madhi sipas qarkullimit vjetor mbetet “LC Waikiki Retail AL”. I fokusuar në shitjen e veshjeve me çmime të lira, ai ka shënuar rritje të shpejtë vit pas viti, duke ia kaluar shumë lehtë, “ITX Albania”. Sipas deklarimeve në bilanc, qarkullimi i saj vjetor në vitin 2019 ishte 3.8 miliardë lekë, me rritje 14% dhe fitimet 452 milionë lekë, me një normë kthimi 12%.

“ITX ALBANIA”, është dyqani i dytë më i madh i veshjeve në Shqipëri. Kompania, në pronësi të grupit “Zara Holding B.V.”, kishte të ardhura rreth 3.7 miliardë lekë, me një zgjerim prej 12% në raport me vitin e mëparshëm dhe fitime 955 milionë lekësh. Norma e përfitueshmërisë ishte 25.6%.

Në renditjen sipas fitimeve, në vitin 2019 është renditur “Defacto Retail”, me aktivitet tregtim veshjesh, me fitime 137 milionë lekë dhe kthim rreth 19%.

Në raportet vjetore, operatorët deklarojnë se janë ndikuar nga pandemia, si rrjedhojë e karantinës disamujore, por aktiviteti i tyre po i rikthehet normalitetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here