Presidenti i Republikës dhe sekti i marrë peng!

0
96

Vendi sot është pa Gjykatë kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë .
Tonelatat e drogës,kokainë, heroinë, kanabis vërshojnë lumë . Krimi është ulur kembekryq, ndërsa ai i organizuari është i zënë me drejtimin e shtetit . Ekonomia është në humnerë dhe kryetari i sekretit të rilindjes “qeveris “nga facebook-u. Është luks të përdorësh fjalën qeveris së përveç vjedhjes së inceneratoreve ,korrupsionit të unazës ,tenderave sekrete,karrigeve të shtrenjta të ministres së drejtësisë në kohë pandemie këtu nuk qeveriset ,këtu goditet opozita dhe presidenti ,prishet konsensusi zgjedhjeve dhe praktikisht Shqiperia ka vetëm mjerim e krim .
Të gjitha këto ndodhen sepse diktatoruci i fundit në Ballkan ka goditur kushtetutën ,ka rrëmbyer çdo institucion ,dhe meqë u mësua me zgjedhje moniste e kërkon rezultatin në tavolinë. PPP-t e famshme janë kthyer në një lubi dhe për të ndenjur në pushtet tenton të shesi ndonjë copë Kosovë e ca milje det. Është e turpshme që një vend anetar i Natos të jetë në këtë gjendje ,në këto parametra të demokracise.

Presidenti i Republikës disa here i ka rënë gongut se ku po shkon vendi dhe çfarë tentativash bën sekti i rilindjes që me rastin e Gjykatës Kushtetuese . Donin t’a rrëmbenin Gjykatën Kushtetuese dhe tani me projektligjin famëkeq për kompetencat e presidentit i janë turrur të vetmit institucion që nuk e kanë marrë . Me këtë pseudoreforme në drejtësi dhe me ate veting aspak transparent e të kompromentuar si dhe me lëvizjet e fundit Rama dhe sekti i tij të kujtojnë thirrjen famëkeqe”I gjithë pushteti Sovjeteve” .
Të vërtetat e presidentit duhet të jenë alarm për shoqërinë shqiptare.Ai disa herë e ka bëre të qartë se ky individ është i marre peng për të lozur fatet e vendit . Me të gjithë lukunine e pagatoreve në media , segmente të caktuara politike dhe të inteligjencës këtë e dinë mirë . Lëvizjet e presidentit nuk jane personale ,lëvizjet jan institucionale në mbrojtje të Kushtetutës e të kombit . Kush është sot me presidentin mbron interesat e vendit . Të gjithë duam një Shqipëri pa krim,pa drogë ,pa PPP, pa 20 milion euro një km rrugë, pa listat nëpër dyqane ose minimalisht siç e mori individi Rama në 2013.

Ekonomikisht jemi buzë humnerës dhe ke të bësh me një njeri që lufton pandemine në Facebook . Për këtë dhe shumë të tjera duhet të jemi sot të gjithë me presidentin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here