Avokati i Trump reagon ashpër: Do ketë përballje ligjore, votimi me postë ishte gabimi më i madh

0
128

Joe Biden do të jetë presidenti i 46 i Shteteve të Bashkuara te Amerikës. Ai ka mundur të siguroje mbi 270 vota elektorale nga zgjedhjet e zhvilluara më 5 nentor.

Kanë qenë 20 votata elektorale të Pensilvanisë që i kanë dhënë fitoren Biden ndërsa projeksonet e mediave amerikane raportojnë se ai ka fituar më shumë se 73 milion vota deri më tani.

Donald Trump ka paralajmeruar se rezultatin do ta kontestojë në gjykatë duke pretenduar për një seri parregullsish ne administrimin e votave, kryesisht të atyre me postë.

Pas lajmit për këtë fitore të Biden, avokati i Donald trump ka dalë në një konferencë nga ku tha se ka pasur shumë pasiguri lidhur me votimin. Ai tha konkretisht se ne Filadelfia ka pasur mashtrime lidhur me votat pasi rezulton se kanë votuar persona që kanë ndërruar jetë dhe kjo është mbajtur e fshehtë. Ndersa në Georgia, Miçigan, North Carolina u vodhën votat. Ai tha se votimi me postë ishte gabimi më i madh në këto zgjedhje ndaj paralajmeroi një përballje ligjore për këto zgjedhje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here