Basha: Mbrëmë, me orë të sëmurët në ambulancë, se s’kishte vende në Senatorum apo tek Infektivi

0
134

Askush tjetër nuk po na vjen në ndihmë. Qeveria që e ka për detyrë nuk po bën asgjë për t’u ardhur në ndihmë njerëzve, prandaj të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për t’iu ndihmuar juve në radhë të parë. Situata po përkeqësohet shumë shpejt.

Mbrëmë kam pasur disa telefonata të njerëzve që kanë pasur të afërmit për të çuar në Senatorium apo tek Infektivi dhe kanë ndenjur me orë të tëra në makinën e autoambulancës, Urgjencës sepse nuk kishte vende për t’ shtruar.

…I kemi dhënë një plan, që Rama bën sikur nuk e shikon dhe njerëzit vdesin”, u tha kryetari i PD, Lulzim Basha, disa pensionistëve me të cilët zhvilloi një takim të hapur në një nga lagjet e Tiranës.

“Bëni gjithçka për të ruajtur shëndetin tuaj, jua them si djali juaj”, iu lut Basha, të moshuarve.

“Ne kërkuam një minimum pagese për ju, se ka dhe shtresa të tjera që kanë humbur punën. Por një minimum për ju, që ekziston, ai në vend t’ua japë e harxhon me inceneratorët e me kontrata abuzive”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here