Wednesday, June 12, 2024
Home Aktualitet Opozita del me program, Basha me platformë, Rilindja blen vota

Opozita del me program, Basha me platformë, Rilindja blen vota

0
114

Duke u ndalur te denoncimi i para pak ditëve ku shihej se si qytetarët prisnin në rradhë pranë marketit të deputetit të PS, për të marrë ushqime pas orës 22:00 në këmbim të votës, Noka u shpreh se pas 8 vjetësh kur nuk ke bërë asgjë, blerja e votës mbetet rruga e vetme.

 

Ajo që është sot evidente, e përsëris, ndryshimi dhe qasja që ka Rilindja dhe Opozita ndaj votës së lirë dhe mënyra se si kërkohet vota e lirë. Ne si opozitë dalim me program. Lulzim Basha del me platformë dhe program për ti ofruar qytetarëve alternativën më të mirë. Dhe sigurisht që është programi më i mirë.

Rilindja nuk ka lidhje me programin. Rilindja deh Rama nuk dalin me program. Ata dalin me një rrugë tjetër. Rruga e tyre është blerja dhe shantazhimi i votës. Po pse? Sepse pas 8 vjetësh që nuk ke bërë asgjë, pas 8 vjetësh pasi ke përzënë 500 mijë shqiptarë, pas 8 vjetësh që u ke vënë lakyn në fyt shqiptarëve, pas 8 vjetësh që i ke varfëruar dhe që i ke vjedhur me ato PPP-të e famshme, pas 8 vjetësh që nuk u ke rritur asnjë votë, pas 8 vjetësh që u premtove shëndetësi falas dhe nuk ua ke dhënë, pas 8 vjetësh që i ke lënë shqiptarët në mëshirë të fatit nuk mund të besoj kush sot për ato që do thuash. Ndaja ta kanë zgjedhur një rrugë, të blejnë dhe të shantazhojnë”, u shpreh ndër të tjera Flamur Noka.

Ish ministri dhe ish deputeti demokrat u shpreh i bindur se më 26 Prill Shqipëria do të zgjohet ndryshe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here