Veseli do të shkojë në Hagë, kush është kryetari i ri PDK-së në Kosovë

0
117

Konfirmimi i aktakuzës nga Tribunali Special e detyroi Kadri Veselin të largohet nga udhëheqja e partisë. PDK-së sot iu nisën për në Hagë dy ish-kryetarët e saj, Kadri Veseli e Hashim Thaçi.

Pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme, PDK-ja e ka zgjedhur zëvendësuesin e përkohshëm të Kadri Veselit.

Gazeta Express mëson se zyrtari i lartë i kësaj partie, Enver Hoxhaj, do të jetë ushtruesi i detyrës, pasi Kadri Veseli dha dorëheqje nga politika.

Veseli sot ka thënë se përderisa do të përballet me akuzat në Hagë, nuk do të jetë i përfshirë në politikë.

Ai e ka drejtuar PDK-në prej vitit 2015, kur Thaçi u larguar për t’u bërë president.

Edhe presidenti Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e shtetit për t’u nisur për Hagë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here