“Po boll ore boll”, Rama-Ruçit: O Gramoz po është çmenduri ore…

0
143

Pothuajse gjatë gjithë fjalës së Kryeministrit Edi Rama në Parlament ka ndërhyrë deputeti, Kujtim Gjuzi. Kjo gjë duket se e ka acaruar Kryeministrin, i cili i kërkoi kryeparlamentarit Gramoz Ruçi të ndërhyjë.

Replikat u shkëmbyen teksa Rama akuzonte opozitën jashtëparlamentare për çfarë i ka bërë Shqipërisë kur ishte në pushtet.

“Po boll ore boll, boll o burrë. Të lutem tani, je edhe monarkist ti. Monarkistët flasin me hijen dhe mustaqet e tyre. Jo me britma. O Gramoz, është çmenduri ore. Nuk e kuptoj, a e ke bërë testin mo vëlla. Vetëm ulërin ore. Antikomunist padashje sepse e keni marrë antikomunizmin siç merret muzika me veshë, pa e kuptuar.

Jeni bërë deputetë padashje. Flisni sot ju këtu, që me demek jeni ballistë, dhe thoni futi në burg, pse nuk i fut në burg. Ju flisni njësoj si deputetët e Kuvendit Popullor. Kush fut në burg ore? Kush fut në burg në këtë sistem për të cilin luftuan gjyshërit tuaj, ju nuk dini të respektoni gjyshërit tuaj”, deklaroi Gjuzi.

Gramoz Ruçi i tërhoqi disa herë vëmendjen Kujtim Gjuzit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here