Demokraci…. jo regjim i Ramasektit!

0
113

Nga Ermir Gjinishi

Pyetja ekzistenciale, që shoqëron filozofinë politike të të gjitha kohërave nuk ka mundur të gjejëasnjëherënjë përgjigje adekuate përfundimtare. Cili është sistemi politik më i mirë?

Prej mijëra vitesh, njerëzimi gëlon në këtë debat, nën presionin psiko-moral të zhgënjimit dhe shpresës, për të gjetur ku qëndron e drejta, si garanci për lirinë, prosperitetin, mirëqenien dhe paqen sociale.

Në ecejaket historike, mendimet mbi sistemin më të mirë i gjejmë fillimisht në kulturën faraoniane. “Njeriu-Zot” i asaj kohe, nuk ndihej i sigurtë në pushtetin e tij absolut. Sepse “njeriu-njeri” që ai sundonte, natyrshëm kishte të njejtat aspirata dhe mundësi.Ideja e absolutizimit të pushtetit individual mbi të gjithë shoqërinë,ka qenë dhe mbetet makthi më i madh i udhëheqësit, edhe atëherë kur vetë ai gëzonte “mbrojtje hyjnore”, sepse meritokracia nuk mund të jetë pronë e një individi.

I njejti debat shfaqet në kulturat e tjera, por interesin më të madh e gjeti në Athinë ku u formësua për herë të parë “demokracia e drejtpërdrejtë” si model fillestar që mbështetej në pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve në vendimmarrje. Si tërësi, modeli u kundërshtuanga filozofët e kohës, midis të cilëve, Platoni. Barazimi i elitave kulturore dhe intelektuale me “turmat” ishte thelbi i kritikës. Megjithatë sistemi vazhdoi kështu, derisa rritja e përshkallëzuar e ndikimit të turmave e delegjitimoi ndjeshëm strukturën e tij, për ta zhdukur krejtësisht pas pushtimit të Athinës nga Sparta.

Rikthimi i modelit disa shekuj më pas në epokën moderne, pavarësisht ndryshimeve(me barazinë e votës, me pjesëmarrjen e femrës në zgjedhje …etj), u shoqërua përsëri nga disa kritika të hershme,por të njejta.  Sikurse kish ndodhurmë parënë lashtësi dhe antikitet,edhe nëepokën moderne thelbi i tyrelidhej me meritokracinë. Vota e nobelistit ishte e njejtëme votën e të paaftit, injorantit apo kriminelit. Madje këta të fundit, kishin të drejtë edhe të zgjidhen. Kështu fushatat zgjedhore, edhe pse në forma të kufizuara, për një kohë të gjatëmbetën peng tëforcës jo arsyes, të pushtetit jo drejtësisë, tëpasurisë jo vlerave, të propagandës mediatike jo vizionit, të imazhit jo programit.

Me rënien e murit të Berlinit u rindez përsëri i njejti debat. Në vitin 1992 Francis Fukuyama botoi librin “Fundi i Historisë” ku pohoi se kapitalizmi fitoi mbi socializmin. Por kontestimi nuk vonoi. Jean-Marie Guehenno, në 1993-in botoi librin“Fundi i Demokracisë” ku thonte se demokracia klasike ka rënë.Sipas tij, vendimet nuk merren nga përfaqësuesit e sovranit por nga grupe interesi që veprojnë në hije. Nuk ngelen pas nostalgjikët dhe kritikët e marksizmit. Jacques Derrida i qaset diskutimit me pohimin e tij se marksizmi nuk e ka thënë fjalën e tij të fundit, ndërsa brenda kapitalizmit kontradiktat e brendëshme janë sa të thella aq dhe të rrezikshme.E megjithatë, përtej deformimeve aty-këtu, demokracia si formë qeverisje është sistemi dominant sot në botë.

Ringritja në politikë e ekstremistëve populistë, anti-semitë, ksenofobë edhe rracistëapo udhëheqësve autoritarënë ndonjë rast,nuk mund të gjejnë ngushëllim tek thënia e Curcillit se demokracia është sistemi më pak i keq se të tjerët. Ato janë thjeshtë mutacione të krizës së ndërgjegjes që vetë sistemi i krijon kur humbet frymën apo moralin e legjitimitetit. Gjithësesi, vendet me demoktaci të hershme, kanë krijuar instrumenta ligjorë qëi mbajnë nën kontroll elementët deformues të sistemit, në mënyrë që sistemi të mos bjerë.

Në vendet me demokraci të re, siçështë rajoni i Ballkanit, deformimi i konstruktit të sistemit favorizohet edhe nga përplasja e interesave gjeopolitike. Udhëheqësit ballkanas kanë ditur të mbajnë pushtetin duke luajtur gjithnjë me dy tastiera.Falë tolerimit të standartit të dyfishtëVuçiç, shihet nga perëndimi si president bashkëpunues, pa ç’ka se ishte pjesë e gjenocidit serb, ndërkohë udhëheqësit e qëndresës kosovare ndaj këtij gjenocidi, lehtësisht çohen në Hagë. Ndërsa Gjykanoviçit, iu lejuan të gjitha aferat mafioze të pastrimit të parave, për shkak të frenimit të influencës ruse në Malin e Zi. Gruevski, edhe pse i dënuar në Maqedoninë e Veriut, jeton qetësisht në arrati në Hungari prej tre vitesh. Në këtë labirinth interesash, demokracia në Ballkan vazhdon të kushtëzohet nga elementi fillestarë i saj, zgjedhjet, pa krijuar anatomitë e saj substanciale e cilësore.

Demokracia nuk ështëvetëm zgjedhje. Zgjedhje bëhen kudo, edhe në diktatura. Demokracia është model qeverisës në të cilin shumica e njerëzve ushtrojnë sovranitetin e tyre ose drejtëpërdrejtë (nëpërmjet referendumeve), ose në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë (nëpërmjet zgjedhjes së përfaqësuesve). Mungesa e këtij modeli rrezikon të ringjallë nostalgjinë e diktaturave të dikurshme ose ti afrohet regjimeve autoritare të lindjes. Edhe ne, si asnjëherë më parë kemi ngecur në këtë lloj autoritarizmi individual që po na kthehet në regjim.Ky kontaminim në këto nivele rrënqethëse ka vetëm një emër, Edi Rama.

Në zgjedhjet e 25 prillit Ramasekti derdhi si në një hinkë jashtëqitjeshsimptomat më të urryera të demokracisë në Ballkan. Nga dhuna, deri tek joshja heretike. Nga vjedhja e manipulimi, tek blerja dhe mohimi. Nga shkërrmoqja e institucioneve, tek kërcënimi. Nga pengmarrja e drejtësisë tek dashuria platonike e oligarkisë. Partia-shtet e Ramasektit pajtoi krimin e organizuar për të ekzekutuar demokracinë tonë, edhe ashtu e brishtë siç ishte. Vendi ynë ka mbetur i varur në lakun e karteleve e drogës dhe oligarkëve të qeverisë. Miqtë e Ramës e kanë të pamundur të shpëtojnë Edi Ramën nga Edi Rama. Ndaj çlirimi i demokracisë ngakthetrat e Ramasektit,është mbi të gjitha çështje ndërgjegje se sa të vendosur jemi për sistemin që kemi zgjedhur. Prandaj Edi Rama i drejtohet opozitës për bashkëpunim me zë humbësi të holluar kikiki, njëlloj si në vargjet e Mjedës: “Veç prej plehut gjel-kokoti/ me njat za që s’nd’rron kurr-herë,/ ka me gjegjë se a tue ndërrue moti/ se a tue çue nji tjetër erë”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here