Basha: E keqja merr fund më 25 prill, do shërojmë Shqipërinë…

0
147

Kreu demokrat, Lulzim Basha, tha se po t’i jepet fund vjedhjes përmes PPP dhe inceneratorëve, atëherë paratë do të dalin për të ndihmuar shqiptarët.

“Na duhet sot që të gjithë kapacitetet t’i vëmë funksion në luftën ndaj pandemisë. Vizioni ynë për shëndetësinë është shtimi i stafit mjekësor dhe ndihmës për shërbim shëndetësor në kohë dhe cilësor.

Qeveria duhet të pajisje me mjete mbrojtëse të gjithë mjekët dhe infermierët.

Qeveria duhet të mbulojë paketën e ilaçeve anti-Covid”, tha Basha gjatë takimit me studentët.

Sipas tij, Qeveria duhet të blejë tamponët, të testojë dhe të mbulojë ilaçet për të sëmurët.

“Të gjithë spitalet publike dhe shumica e klinikave private në kolaps nga keqmenaxhimi i pandemisë. Unë jam shumë optimist, e keqja do të marrë fund më 25 prill. Më 25 prill do të nisim ta shërojmë Shqipërinë. Më 25 prill do të nisim të shërojmë edhe ekonominë, edhe shërbimet publike. Do të kemi një qeveri që mendon për shqiptarët, jo që mbush xhepat”, tha Basha.

Sipas tij, të mos mësosh as nga gabimet e tua dhe nga fqinjët është papërgjegjshmëri.

“Nga sot deri në largimin e kësaj të keqeje gjithkush prej nesh duhet të vazhdojë ta ngrejë zërin. Ngrijeni zërin sepse po kërkoni atë që ju takon, që fqinjët tanë e kanë garantuar. Deri më 25 prill parësore duhet të jetë jeta e çdo shqiptari”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here