Kejvina flet për herë të parë për sherrin me Vildane Zenelin: Ka abuzuar me mua…

0
118

Kejvina Kthjella dhe Vildane Zeneli janë dy emra shumë të dëgjuar për publikun shqiptar.

Të dyja janë shumë aktive në rrjetet sociale ku vazhdimisht postojnë foto nga më të ndryshmet, duke na lënë shpeshehrë pa fjalë me fizikun e tyre të mrekullueshëm.

Një herë e një kohë, ato kanë qenë të pandara dhe shpesh pozonin bashkë, duke i vënë flakën rrjetit, teksa pozat e shpeshta krah njëra –tjetrës dëshmonin një shoqëri të fortë mes gocave.

Por, gjërat ndryshuan krejt papritur dhe ne nuk e morëm veshë arsyen.

Megjithatë, Kejvina ka thyer heshtjen dhe ka folur rreth asaj që ka ndodhur mes saj dhe ish-shoqes së ngushtë, Vildanes.

E ftuar në “Shiko kush luan”, bukuroshja bjonde u pyet rreth këtij konflikti dhe ajo nuk hezitoi të pranonte se “po” mes tyre ka ndodhur një sherr.

Megjithatë, preferoi mos të ndante detaje, pasi siç tha janë shumë gjëra që lidhen njëra me tjetrën dhe do donte shumë kohë t’i tregonte të gjitha, por tha se Vildania është munduar të abuzojë me të.

‘Thuhet se shoqëria mes teje dhe Vildane Zenelit nuk ekziston më, duam të dimë arsyen e kësaj zënke. Ndaje sot me ne arsyen në “Shiko Kush Luan” ose zhyt duart në…”,- ishte kjo pyetja që iu bë modeles, e cila zgjodhi të përgjigjej.

‘Po jam zënë me Vildanen, kemi kohë të gjatë që nuk flasim më dhe arsyeja është se për faktin se unë kam qenë e vetme atje, ajo është munduar disi të abuzojë pak me mua”,- tha Kejvina duke shtuar me shaka: “Jemi zënë për karikues”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here