Një ngjarje e pazakontë ndhodhi pasditen e sotme rreth orës 15:40 në lagjen Kombinat të Tiranës, ku një i ri u përlesh për 30 minuta me forcat e policisë, sepse nuk kishte vendosur maskë dhe refuzonte të futeshe në makinën e forcave të rendit.
dalimi i një të riu nga policia me shkak fillestar mungesën e maskës dhe më tej përpjekja për ta futur me dhunë në makinën me shenja të policisë, e gjitha kjo, ka rezultuar një shfaqje e gjatë e shoqëruar me shije të keqe.
Siç shihet ne videon e siguruar nga Abcnews.al, i riu kundërshtonte ndalimin duke u munduar të filmonte veprimet e policisë, ndërkohë që një polic dhe një police trupimët përpiqeshin ta fusnin në makinë.
E gjithë ngjarja u ndoq nga një numër i madh kureshtarësh, që këshillonin kalimtarët, të njohur e të panjohur, të vendosnin maskat, pasi ndalimi që po shihnin, ishte vetëm për shkak të maskës.
Nuk dihet përse policët e kësaj patrulle, sidomos policja femër, duhet të kacafyteshin me të riun e të ushtronin forcë që nuk e kishin, kur në 30 minuta aty mund të kishin ardhur disa grupe të gatshme apo “Shqiponja”.