Ky është skafisti i tragjedisë së “Otrantos” arrestuar dje në Itali (FOTO)

0
186

Policia italiane ka informuar se është arrestuar në qytetin e Milanos shqiptari 38 vjeçar Elton Tafili i akuzuar nga drejtësia shqiptare me 25 vjet burg për trafik të qënieve njerëzore me qëllim emigracionin klandestin.

Me vendim të Gjykatës së Vlorës, marrë më vitin 2006, Elton Tafili akuzohet të jetë një nga skafistët që drejtonin gomonen me 39 persona që më 9 janar të vitit 2004 u mbyt në ujërat e kanalit të Otrantos, ndërsa udhëtonte nga Shqipëria drejt Italisë.

Nga kjo tragjedi mundën të shpëtojnë vetëm 11 persona, 6 prej të cilëve ishin skafistë e mes tyre dhe Elton Tahifi. 28 persona mbetën të mbytur e 7 prej tyre nuk iu gjetën trupat kurrë.  Procesi gjyqësor vërtetoj se cdo person kishte paguar 1500 euro për të udhëtuar me skaf drejt Italisë, e se kjo tragjedi mund të evitohej.

Shqiptari Elton Tafili ndaj të cilit ekzistonte një urdhër arrestimi ndërkombëtar ka mundur t’i fshihet për 10 vjet Interpolit, duke u pajisur me dokumenta të falsifikuara.

Arrestimi i tij u bë pas një kontrolli rutin të policisë së Milanos në vendin që për ironi të fatit quhet Sheshi Tirana.

Elton Tafili aktualisht ndodhet në burgun San Vittorio të Milanos në pritje për t’u esktraduar nga autoritetet shqiptare.

Në mars të 2015 u arrestua në Peruxhia të Italisë një tjetër skafist i kësaj tragjdie, shqiptari R.V 45 vjeç i riatdhesuar tashmë në Shqipëri.

elton-tafili-ok

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here