Vatikani hap e rrugën e lumturimit të 40 martirëve klerik shqiptar

0
147

 

 

 

vatikaniPas shenjtërimit të Nënë Terezës Vatikani i hap rrugën lumturimit të 40 martirëve klerik shqiptar të persekutuar nga regjimi komunist.. Lajmin e ka bërë të ditur Monsinjor George Frendo Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvore, në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv i cili shtoi se propozimi ka ardhur nga Dioqeza e Shkodrës
“Eshtë miratuar edhe procesi për lumturimin e martirëve shqiptarë. Ende nuk e dimë kur do të bëhet por të pakten në procesin kemi arritur në një pikë të rëndësishme. Shqipëria shpresoj të nderohet me shenjërimin e Nënë Terezës dhe lumturimin e martirëve. Janë 40 foto e të cilëve kanë qënë në bulevard  kur erdhi Papa Francesku. Propozimi erdhi nga Dioqeza e Shkodrës sespe shumica prej tyre janë nga kjo dioqezë”-tha Frendo.

Ndërkohë lidhur me meshën e krishtëlindjeve sekretari i Përgjithshëm ka thënë se do të jetë ai udhëheqësi, pas humbjes së Imzot Rrok Mirditës zëvendësuesi i të cilit ende nuk është bërë i ditur sipas Monsinjor George Fredo

“Nuk kam asnjë dijeni, pritet të caktohet nga Vatikani kreu i Kishës Katolike megjithëse sygjerimet vijnë nga Kisha”-tha Fredo

Lidhur me pyetjen se Fredo mund të jetë pasardhësi i Mirditës ai u shpreh se ende nuk e di dhe nuk ka dijeni dhe as ambicie

“Të jetë ipeshkv nuk ëhstë karrierë është një detyrë një shërbim sic ka thënë Papa Francesko . Kur isha i ri një prift më tha Eprori më i mirë është ai që nuk do të ejtë epror se ka tundime që ndoshta dikush mudn ti kërkojë një detyrë vetëm një karrierë.”-tha Fredo.

Monsinjor ka uruar të gjithë shqiptarët Gëzuar Krishtlindjet.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency