Mungesë cilësie dhe dokumentacioni/Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial gjobit 11 karburante për muajin tetor

0
126

images

 

Dori Hoxha

 

Gjobiten 11 pika karburanti gjatë periudhës tetor 2015. Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial njofton se 4 prej këtyre subjekteve janë gjobitur për mungesë dokumentacioni, ndërsa 7 subjektet e tjera për cilësinë e karburanteve. “Nga inspektimet e bëra nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial për periudhën tetor 2015 janë gjobitur 11 subjekte, nga të cilat 4 për mungesë dokumentacioni dhe 7 për tregtim të karburanteve dhe nënprodukteve jashtë standardit. Më poshtë gjeni listat e subjekteve si dhe informacionin përkatës për secilin subjekt”, – thuhet në njoftimin e IQT-së. Në kuadër të transparencës me publikun, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial bën prej kohësh publik rezultatet e kontrolleve dhe listën e subjekteve ndaj të cilave është vendosur masa ndëshkimore. Gjithashtu garanton opinion publik për vazhdimin e inspektimeve, me qëllim monitorimin dhe parandalimin e ushtrimit të veprimtarisë të të gjitha atyre subjekteve të cilat nuk plotësojnë kushtet për tregtimin e lëndëve djegëse.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency