Rama në mbrojtje të Bollinos, ‘sulmon’ presidentin, ja se çfarë shkruan…

0
101

Kanë vijuar në distancë replikat ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Ishte zedhenesi i kryeministrit për mediat Endri Fuga i cili akuzoi Metën se ka sulmuar botuesin, ndërkohë që zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi e cilësoi këtë si Fake News.

Kryeministri Rama shkruan ne mediat sociale se ky sulm skandaloz tregon edhe një tjetër zhytje te presidentit të republikës në bozën e vulgaritetit, brutalitetit, antishtetit!

Rama nuk ka nguruar që të marrë në mbrojtje Carllo Bollinon dhe Alba Malltezin, bashkëshorten e tij, duke shkruar që i vetmi faj që kanë kryer ato është se i shërbejnë publikut me kurajon e me profesionalizmin e tyre

Reagimi i Ramës:

Sulmi skandaloz i Ilir Metës mbi Alba Malltezin, bashkëshorten e Carlo Bollinos, është një tjetër zhytje e presidentit të republikës në bozën e vulgaritetit, brutalitetit,antishtetit! Çfarë dreqin do akoma nga Shqipëria ky njeri që ka marrë më shumë se kushdo në historinë e saj!

I vetmi faj i Alba Malltezit dhe Carlo Bollinos është se i shërbejnë publikut me kurajon e me profesionalizmin e tyre dhe Ilir Meta është i fundit shqiptar në planet që mund t’i kërkojë hesap kujtdoqoftë, jo më Albës e Carlos, për si i sigurojnë të ardhurat e tyre!Çfarë katandie!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here