Depozitat, premtim i pambajtur i bashkisë Tiranë!

0
162

Me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës të gjitha depozitat e vendosura në tarracat e pallateve të kryeqytetit do të hiqeshin.

Edhe pse kanë kaluar njëmbëdhjetë muaj nga miratimi i vendimit, thuajse asgjë nuk ka ndryshuar.

Qytetarët në parim janë dakord për heqjen e tyre por më parë kërkojnë furnizim 24 orë më ujë nga bashkia.

Ja çfarë thonë qytetarët për Ora News:

“Nëse na japin 24 orë ujë, le të hiqen. Kur nuk ka ujë na duhen ajo patjetër. Në çezma uji vjen tre herë në ditë nga një orë.”

“Ku ta gjejmë ujin po i hoqëm?”

“Nëse vjen uji 24 orë depozitat janë të pavlefshme.”

Ka nga ata që në çezmat e tyre nuk shkon uji por furnizohen nga puset.

“Nuk kemi ujë fare nga qeveria, asnjë orë.”

“Unë kam 24 orë ujë, e kam me pus.”

Ky është një tjetër premtim i pambajtur nga kryetari i bashkisë Tiranë, i cili duket i largët deri në furnizimin 24 orë me ujë të kryeqytetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here