Lëvizja për Ndryshim apo lëvizja për Njësim?! Kjo është dilema…

0
140

Zonja Jozefina Topalli ka pohuar faktin se do të jetë ” Nismëtarja” e një lëvizje të të re politike e cila mendohet t’u paraqitet shqiptarëve si alternativë qeverisëse më datë 25 prill të vitit 2021.

Qëndrimi i zonjës Topalli kundrejt liderit të opozitës zotit Lulzim Basha është botërisht i njohur. Topalli e ka shprehur sistematikisht pakënaqësinë ndaj këtij të fundit me deklarata, akuza dhe qëndrime të ndryshme.

Nga një vëzhgim i kujdesshëm vihet re një harmoni mendimi midis dy zonjave të larguara nga Partia Demokratike; zonjës Rudina Hajdari dhe zonjës Jozefina Topalli, sikundër vihet re një ndjeshmëri e skajshme e kryebashkiakut Erion Veliaj për largimin e këtyre zonjave nga kjo parti. Veliaj lëngon njësoj sikur këto zonja të ishin larguar nga Partia Socialiste dhe jo nga kampi opozitar.

Ajo çka e bashkon Rudina Hajdarin dhe Jozefina Topallin në ligjërimin e tyre politik është fakti që aleancën ato do ta bëjnë me qytetarët dhe jo me kampin opozitar ( opozitën jashtë parlamentit).

Në këtë aleancë me qytetarët, zonjat në fjalë do t’ia dalin mbanë tē zbojnë të gjithë faktorët politikë dhe të marrin në dorë qeverisjen e vendit.

Nuk kam kurrfarë dyshimi që zonja Hajdari e sheh dhe e beson këtë përrallë, ndaj do të doja të përqëndrohesha tek zonja Topalli.

Zonja Topalli ka një përvojë të gjatë në politikë dhe e njeh mirë se çfarë do të thotë të fitosh zgjedhjet në një vend si Shqipëria.

Zonja në fjalë 5 muaj para zgjedhjeve ndërmerr “”Nismën”” për të themeluar një ” Levizje për Ndryshim”.

Me një llogari të thjeshtë dhe pa studime të thelluara në Oksford, apo diku gjetkë dihet mirë se mbështetësit e zonjës në fjalë do të jenë individët që janë kryesisht të pakënaqur me Partinë Demokratike dhe veçanërisht me kryetarin e saj.

Numri i këtyre individëve përfaqëson rrjedhje të votave nga elektorati i djathtë, pasi është utopi të besosh se socialistët do të votojnë Jozefina Topallin. Mendoj se as vetë zonja Topalli nuk e beson këtë fakt.

Duke mos lidhur aleancë me kampin opozitar, (opozitën jashtë parlamentit) votat e përftuara nga lëvizja e zonjës Topalli shkojnë pashmangshmërisht dëm, pasi është paksa e vështirë të arrijnë përfaqësimin në parlament.

Ndërkohë kampi Rilindas ka elektoratin e tij të pacënuar nga rrjedhjet brenda llojit.

Në këto kushte lind pyetja: Lëvizja e themeluar prej zonjës Topalli do të jetë
” Lëvizje për Ndryshim” apo ” Lëvizje për Njësim”

Post Scriptum- Një votë e çuar dëm është një votë pro Edi Ramës.

Elona Caslli

Image may contain: 1 person, smiling, night and closeup
Image may contain: 1 person, closeup and outdoor
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here