Dasho zbulon ‘gafën’ e Ministrisë së Shëndetësisë dhe i bën kërkesë publike: Hiqni emrin e profesorit të njohur nga deklarata ditore e Covid!

0
126

Mjeku Erion Dasho ka reaguar për humbjen e profesorit të njohur Elmaz Eltari, i cili ndërroi jetë si pasojë e Covidit. Në përditësimin e Ministrisë së Shëndetësisë, u cilësua si Elmaz Elezi, 85-vjeçar, ish drejtues i klinikës infektive në QSUT.

Pra vihet re një ndryshim në mbiemrin e profesorit të njohur, për të cilën Erion Dasho i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të heqin emrin e profesorit nga përditësimi në respekt të së drejtës për fshehtësinë e informacionit ose ta korrigjonjën emrin e saktë nëse familjarët kanë pranuar që të bëhet publik.

Shkrimi i plotë:

PAK RESPEKT, JU LUTEMI!

Pardje humbi jetën profesori, këshilluesi, mentori, kolegu dhe miku i shumë prej mjekëve të sotëm, Prof. Eltari. Duke uruar që profesori ynë i nderuar të prehet në paqe i kujtuar nga studentët, kolegët dhe pacientët, një kërkesë për ministrinë.

Në respekt të së drejtës për fshehtësinë e informacionit, emrin e profesorit ta heqë nga deklarata ditore e COVID. Në se familjarët e profesorit kanë dhënë leje për të bërë publik emrin, atëherë le të korrigjojnë dhe të vendosin në deklaratë emrin e saktë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here