Bedelat e burgut të Rilindjes…

0
134

Nga Ylli Dylgjeri

Bedelat e burgut të Rilindjes…

Administrata po shpallet në kërkim nga SPAK-u!
Uaaaa, vërtetë këto Drejtorë Institucionesh po vjedhin në tendera pa dijeninë e shefave, eprorëve dhe qeveritarëve? Kush i beson këto pallavra në vitin 2020?
Bedelët po dalin vullnetar: Unë vjedh e bëj burg për Ty,
Ti nuk ndihesh e më fsheh gjurmët deri sa të dalë një bedel tjetër dhe të kënaqet mileti si në kohën e Enverit qe u hidhte kocka se denonte ca të tillë.
Para pak ditësh SPAK-u ka shpallur në kërkim ish-drejtorin e OST-së, zotin Gradeci etj. Dje shpalli një Drejtoreshë tjetër në një nga Divizionet e OSHEE! Nesër do dëgjojme emra të tjerë… A kanë Shefa të kërkuarit se u bë edhe bedelizmi Pandemi? Këto lodra i kemi dëgjuar në batuta filmash te ish Kinostudios “Shqiperia e Re”. Psh kujtoj një batutë te Filmi “Në fillim të veres” kur xhandari hakërohej se ngjarrjet në tunelin e armatimit kane ndodhur në sy të komandanteve e oficerëve syleshë!
Por tani jemi në fillim te vjeshtes të 2020-tës.
Kush është syleshi në Institucionet e Ministrite e vjedhura? Ministra që i mbaron emri me Llesh kemi,
po me lesh akoma jo! Të jetë sylesh Drejtori i OSHEE Adrian Çela? Erion Velija Damjan Gjiknuri apo Ministri Ahmetaj? Për te mos shkuar pastaj te Kryesyleshi Rama, që leshi me sa shohim i ka mbuluar jo vetëm mjekren por edhe sytë, pas gjithe ketyre abuzimeve të vartesve në inceneratoret e plehrave etj!
Dhe si mos mjaftojnë këto, po del edhe SPAK sylesh! Po i ikin krerët e tenderave ne drejtim te paditur sapo firmosin ato urdhër – arrestin! Fatakeq!
Çar po bëhet? Të rinjtë ikin ne emigracion. Administrata ikën në drejtim të paditur e po shpallet
ne kërkim. Kryeministri bën në TV 24 orë aktrim!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here