Spahiu: Bashkia e Tiranës është kthyer në abuzuesen më të madhe të fondeve publike dhe taksave të rritura

0
87

Eksperti i ekonomisë njëherësh dhe kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën, Përparim Spahiu deklaron se përmes reformës territoriale, Bashkitë, sidomos kjo e Tiranës, janë kthyer në abuzuesit më të mëdhenj të fondeve publike dhe taksave të rritura (dhjetë herë më shumë taton Bashkia e Tiranës krahasuar me periudhën përpara 2015) ndaj shtetasve dhe bizneseve.

Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Spahiu thekson Reforma territoriale – administrative u mendua në thelb si reformë e uljes së kostove me afro 60-70 milion euro në vit e në të njëjtën kohë me më shumë shërbime cilësore ndaj qytetarëve, por ndërkohë ndodh krejt e kundërta.

“Reforma territoriale – administrative u mendua në thelb si reformë e uljes së kostove me afro 60-70 milion euro në vit e në të njëjtën kohë me më shumë shërbime cilësore ndaj qytetarëve.

Ndërkohë ndodh krejt e kundërta.

Bashkitë, sidomos kjo e Tiranës, janë kthyer në abuzuesit më të mëdhenj të fondeve publike dhe taksave të rritura (dhjetë herë më shumë taton Bashkia e Tiranës krahasuar me periudhën përpara 2015) ndaj shtetasve dhe bizneseve.

Është abuzive kur gjysma e buxhetit përdoret për paga militantësh partie dhe investimet publike jepen me PPP.

Jam i bindur që fushata e Punësimit për Vota do të vazhdojë me ritme akoma më të shpejta deri në datën e zgjedhje”, deklaron ish-ligjvënësi i LSI-së, Përparim Spahiu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here